Lidhje

Thaçi: Në qeveri, vetëm teknikisht


Drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni ranë dakord që deri në takimin e nivelit të lartë të Natos në Bukuresht të funksionojë qeveria e pakicës.

Në bazë të këtij vendimi, ministrat dhe zyrtarët shtetërorë nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare do të vazhdojnë të mbeten pjesë e qeverisë deri në krijimin e një qeverie të re.

Partia Demokratike Shqiptare vendosi ta prishë koalicionin qeveritar me partinë VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak se ky i fundit nuk përfilli një sërë kërkesash të kësaj partie. Në emisionin televiziv Ditari, Zëri i Amerikës i mori një intervistë, kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, zotin Menduh Thaçi. //rd//

XS
SM
MD
LG