Lidhje

Të paktën pesë të vdekur nga shpërthimi në depon e municionit pranë Tiranës


Të paktën 5 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 240 persona janë plagosur nga një seri shpërthimesh në një depo municioni dje në afërsi të Tiranës.

Zyra e kryeministrit Sali Berisha tha se 110 punëtorë ishin duke punuar në depo kur ndodhi shpërthimi i parë. Pesë trupa janë gjetur dhe kryeministri Berisha tha se mund të ketë edhe të tjerë.

Zoti Berisha tha se një mision kërkimi është shtyrë deri sot në mëngjes për shkak të shpërthimeve që vazhdonin.

Sipas dëshmitarëve, midis shpërthimit të parë dhe të dytë pati një vonesë prej 10 minutash, gjë që lejoi një numër punëtorësh të largoheshin.

Rreth 4 mijë vetë janë evakuuar nga zonat përreth.//kk//

XS
SM
MD
LG