Lidhje

Pelosi: Partia demokrate shpejt do të ketë kandidatin presidencial


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi tha se partia demokrate do të ketë një kandidat për president shumë më parë sesa kuvendi i partisë që do të zhvillohet në gusht.

Zonja Pelosi tha për një kanal televiziv amerikan sot se pret që kandidati i qartë të dalë gjatë javëve të ardhshme. Ajo tha gjithashtu se nuk pret që senatorët Hillary Clinton dhe Barack Obama të kandidojnë në një dyshe së bashku. Ajo nuk shpjegoi përse mendonte kështu por shtoi se fliste nga përvoja e saj politike.

Dje, senatori Obama dënoi deklaratat e debatueshme të bëra nga prifti i kishës së tij, Jeremiah Wright i cili ka thënë se ishte politika amerikane që çoi në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. //bsa//

XS
SM
MD
LG