Lidhje

Maqedonia e gatshme për të ndihmuar, pas shpërthimeve tragjike në Gërdec


Autoritetet shtetërore maqedonase dhe partitë politike shqiptare kanë shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë e së shtunës në afërsi të Tiranës. Kryeministria Nikola Grujevski i ka telefonuar homologut të tij Sali Berisha, dhe i ka ofruar gjthshka që është në dispozicion të instirucioneve të Maqedonisë, dhe që mund të jenë ndihmë për Shqipërinë në këto çaste të vështira. Ndërkohë dhe disa ministra të qeverisë në Shkup, kanë kontaktuar kolegët e tyre në Tiranë, për t’u ofruar ndihmë.

Presidenti i Mqedonisë Cërvenkovski i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë Topi. Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në një letër dërguar presidentit Bamir Topi, shpreh ngushëllime të thella ndërsa shkruan se në këto momente të rënda për familjet e viktimave dhe institucionet e shtetit, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, është bashkë me popullin shqiptar, dhe solidarizohet në aksionin e ndihmës për të cilën ka nevojë Shqipëria.

Edhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare në letrën ngushëlluese dërguar presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha, shkruan në emër të partisë së tij për gadishmërinë për t’u gjendur me të gjitha mundësitë që disponon për t’a lehtësuar sadopak dhimbjen e qindra personave që janë plagosur.

Në spitalin ushtarak në Shkup, që ditën e shtunë qytetarë shqiptarë dhe maqedonas, kanë dhënë gjak për nevojat e spitaleve të Shqipërisë. Qeveria maqedonase bën të ditur se do të bashkërendohet në mënyrë të rregullt me palën shqiptare për ndihmë eventuale dhe mbështetje. Shpërthimet në fshatin Gërdec të Vorës, u dëgjuan të shtunën në mesditë deri në Shkup e në pjesë të tjera të Maqedonisë. //kk//

XS
SM
MD
LG