Lidhje

Intervistë me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë për situatën në Gërdec


Zyrtarët shqiptarë thanë se punonjësit e shpëtimit kanë gjetur sot trupa të tjerë në depon e municioneve pranë kryeqytetit duke e çuar numrin e viktimave në nëntë. Rreth 4 mijë njerëz janë evakuuar nga fshatrat pranë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se shumica e reparteve ushtarake në vend ndodhen pranë qendrave të banuara për shkak të zhvendosjeve të popullatës. Zoti Mediu tha se Ministria që ai drejton ka një kontratë të vetme për çarmatimin e municionit dhe kjo është me një kompani amerikane. Janë çështje private e kësaj kompanie, tha ai, marrëdhëniet e saj me firmën shqiptare të kontraktuar për këtë qëllim.

Ministri i Mbrojtjes Mediu tha se lidhur me shkaqet e shpërthimit nuk mund të nxirren që tani përfundime sepse përparësia tani është vlerësimi i situatës dhe shtoi se kërkohet durim. //rd//

XS
SM
MD
LG