Lidhje

Zëvendës presidenti Çeni, vizitë në Lindjen e Mesme


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney shkon sot në Lindjen e Mesme për bisedime me udhëheqësit rajonalë për t’i dhënë shtytje procesit të paqes dhe çështje të tjera.

Turneu 10 ditor i zotit Cheney planifikon ndalesa në Oman, Arabinë Saudite, Izrael, Bregun Perendimor dhe Turqi. Zyrtarët thanë se zoti Cheney do tu bëjë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të avancojnë në bisedimet e paqes të cilat kanë bërë pak përparim që nga fillimi i tyre në muajin nëntor.

Zyrtarët izraelitë thanë se negociatat do të rifillojnë këtë javë për herë të parë që nga ofensiva izraelite kundër militantëve në Rripin e Gazës muajin e kaluar. Një negociator palestinez tha se nuk është në dijeni të ndonjë date për takimin. //bsa//

XS
SM
MD
LG