Lidhje

Shpërthimi në Gërdec detyron dorëheqjen e Ministrit shqiptar të Mbrojtjes


Ministri shqiptar i mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen pas shpërthimit në depon e municionit ku u vranë 16 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë.

Partia socialiste opozitare kërkoi dorëheqjen e ministrit Mediu si dhe kryeministrit Sali Berisha, duke ngulur këmbë që ata të dy të marrin përgjegjësinë për tragjedinë. Dhjetë persona janë shpallur si të humbur dhe supozohet të kenë vdekur.

Kryeprokurorja e Shqipërisë Ina Rama tha se hetuesit po marrin në pyetje pronarin e një kompanie shqiptare të nën-kontraktuar për shkatërrimin e municionit në vendngjarje dhe kanë në plan të shqyrtojnë dokumentacionin e një firme amerikane e cila kishte kontratën fillestare.

Shpërthimi i së shtunës në depon e municionit të Gërdecit, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit, shkatërroi qindra shtëpi dhe dëmtoi mijëra të tjera. Shpërthimi rrafshoi pemë dhe mbyti bagëtitë në një zonë të gjerë.//lk

XS
SM
MD
LG