Lidhje

Putin: Letra e Presidentit Bush mund të përmirësojë marrëdhëniet


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se një letër që ka marrë nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush përmban hollësi që mund të çojnë në përparim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zoti Putin tha se zyrtarët rusë e kanë analizuar me kujdes letrën, të cilën ai e cilësoi si një dokument serioz, por vuri në dukje se ende ka një numër problemesh. Ai nuk dha hollësi mbi përmbajtjen e letrës por përmendi bisedimet e fundit amerikano-ruse mbi çështje si planet amerikane për një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë.

Komentet e zotit Putin bëhen ndërkohë që në Kremlin ndodheshin për takime Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts.

Më parë, Presidenti i ardhshëm rus Dimitri Medvedev u tha zyrtarëve të lartë amerikanë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara kanë përpara një mundësi për përparim në çështjen e armatimeve dhe përmirësimit të marrëdhënieve.

Sekretarja Rajs dhe Sekretari Gejts mbërritën sot herët në Moskë për dy ditë bisedime mbi çështje të armatimit. //bsa//

XS
SM
MD
LG