Lidhje

Trazira në Mitrovicë, më të dhunëshmet që nga pavarësia


Policia e Kombeve të Bashkuara dhe paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë përdorën gaz lotsjellës dhe granata pa mbushje kundër qindra serbëve që gjuanin me gurë dhe protestonin, pasi u nxorën nga gjykata e qytetit të ndarë të Mitrovicës, të cilin e kishin marrë nën kontroll që të premten.

Më shumë se 100 të plagosur u njoftuan nga përleshjet, të cilat ishin më të dhunshmet, që kur udhëheqësit e shumicës shqiptare shpallën pavarësinë muajin e kaluar.

Protestat u zhvilluan pasi policia e OKB-së dhe paqeruajtësit e NATO-s ndërhynë për të rimarrë gjykatën e qarkut. Turma të rinjsh serbë sulmuan policët, ndërsa kishte të shtëna dhe demonstruesit dogjën dy makina të policisë dhe OKB-së.

Në Beograd, presidenti serb Boris Tadiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të heqin dorë nga dhuna e mëtejshme, ndërsa i kërkoi forcave ndërkombëtare të shmangnin përdorimin e tepruar të forcës. Bashkimi Evropian bëri gjithashtu thirrje për vetpërmbajtje, ndërsa NATO-ja premtoi se do t’i përgjigjej me vendosmëri çdo forme dhune. //ii

.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG