Lidhje

Banka Qendrore amerikane ul normen e interesit


Banka Qendrore amerikane ka ulur normat e interesit në masën 0.75 për qind për të lehtësuar krizën amerikane të kredive dhe për të stimuluar ekonominë e dobësuar.

Kjo masë e Rezervave Federale e çon në 2.25 për qind interesin e huave që marrin bankat amerikane nga Banka Qendrore. Ky është niveli më i ulët i interesave që në shkurt 2005. Në një deklaratë që nxori pas marrjes së vendimit, Banka Qendrore tha se ritmet e ulëta të zhvillimit ekonomik mbeten shqetësuese dhe se vazhdon të ketë pasiguri mbi nivelet e inflacionit.

Aksionet amerikane shënuan rritje të ndjeshme, në pritje të uljes së normave të interesit dhe vazhduan të rriten edhe pas njoftimit të vendimit sot pasdite. Rritja e aksioneve u ndikua edhe nga bankat amerikane të investimeve Goldman Sash dhe Lehman Bradhers, të cilat thanë se fitimet tre-mujore ranë më pak se ç’prisnin analistët.

Këto rezultate qetësuan shumë investitorë dy ditë pasi banka amerikane e investimeve Bear Stearn u ble nga rivali i saj J.P. Morgan Çejs, në një marrëveshje të përgatitur nga Rezerva Federale.//lk

XS
SM
MD
LG