Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë shqyrton të drejtën për të mbajtur armë


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po shqyrton sot një çështje që ka të bëjë me të drejtën e amerikanëve për të zotëruar armë.

Gjykata dëgjoi sot argumentet nëse do të hedhë poshtë apo jo vendimin e kryeqytetit Uashington për të mos lejuar qytetarët e tij për të zotëruar armë, i cili ka qenë në fuqi që prej 32 vjetësh. Gjykata po shqyrton gjithashtu edhe ligjshmërinë e rregullave të rrepta të Uashingtonit për ruajtjen e pushkëve dhe çifteve.

Vendimi do të kishte një ndikim të gjerë, sepse do të sqaronte domethënien e frazës “e drejta për të mbajtur armë” në amendamentin e dytë të kushtetutës amerikane. Gjykata nuk ka marrë ndonjë vendim mbi “të drejtën për të mbajtur armë” që në vitin 1939.

Përkrahësit e së drejtës për të mbajtur armë thonë se amendamenti kushtetues thekson të drejtën e individit për të zotëruar armë. Por kundërshtarët thonë se e drejta për të mbajtur armë i referohet të drejtës së shtetit për të pasur një milici të armatosur.//lk

XS
SM
MD
LG