Lidhje

Kryeministri Berisha hedh poshtë kërkesat e opozitës për dorëheqje


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha hodhi poshtë kërkesat e opozitës për të dhënë dorëheqjen, pas ngjarjeve në një fabrikë municioni pranë Tiranës, ku shpërthimi i municioneve shkaktoi vdekjen e 14 personave.

Mbrëmë në një konferencë shtypi, zoti Berisha deklaroi se kishte pranuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe se së shpejti, do t'i propozojë presidentit një emër të ri për këtë post.

Opozita kishte kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Berisha, duke e quajtur ate përgjegjës kryesor për ngjarjen.

Dhjetë persona janë shpallur të humbur dhe mendohet të kenë vdekur.

Kryeprokurorja e Shqipërisë Ina Rama tha se hetuesit po marrin në pyetje pronarin e një kompanie shqiptare të nën-kontraktuar për shkatërrimin e municionit në vendngjarje dhe do të shqyrtojnë dokumentacionin e një firme amerikane e cila kishte kontratën fillestare.

Shpërthimi i së shtunës në depon e municionit të Gërdecit, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit, shkatërroi qindra shtëpi dhe dëmtoi mijëra të tjera. Shpërthimi rrafshoi pemë dhe vrau bagëti në një zonë të gjerë. //ii

XS
SM
MD
LG