Lidhje

Vdes polici i OKB-së në Kosovë nga plagët e marra në përleshjet e Mitrovicës


Një ukrainas që shërbente si pjesëtar i forcës policore të OKB-së në Kosovë vdiq nga plagët e marra pas përleshjeve në Mitrovicë.

Një zëdhënës i policisë së Kosovës njoftoi vdekjen e tij sot në mëngjes por nuk dha hollësi të tjera.

Dhuna në qytetin verior të Mitrovicës filloi kur policia e OKB-së dhe paqeruajtësit e NATO-s dëbuan serbët që kishin marrë nën kontroll gjykatën javën e kaluar. Protestuesit serbë gjuajtën me gurë dhe bomba me benzinë.

Dëshmitarët thonë se serbët hodhën edhe granata dhe hapën zjarr kundër policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granada pa mbushje. Të paktën dy automjete të OKB-së u dogjën.

Paqeruajtësve të OKB-së iu dha urdhër të tërhiqen pasi dhuna në Mitrovicë u keqësua.

Paqeruajtësit e NATO-s janë dislokuar tani në atë zonë në përpjekje për të rivendosur rendin. Ndërsa ende nuk është e qartë se kur do të kthehet personeli i OKB-së. //bsa//

XS
SM
MD
LG