Lidhje

Iraku, temë me rendësi në fushatën presidenciale amerikane.


Senatorët demokratë Barak Obama dhe Hillari Klinton thonë se nëse zgjidhen presidentë do të tërheqin trupat nga Iraku. Por ata nuk përputhen në hollësitë e planeve të tyre.

"Do të filloja tërheqjen brenda 60 ditëve", thotë zonja Klinton

Ndersa Obama shprehet: "Plani im është për largimin e trupave nga Iraku."

Kandidati republikan John McCain mbështet strategjinë e presidentit Bush për mbajtjen e trupave amerikane në Irak.

Jemi në Irak dhe interesat më thelbësorë të sigurisë përfshihen atje.

Ky qendrim e vë senatorin McCain jo vetëm kundër rivalëve demokratë por edhe kundër opinionit të gjerë publik në vend.

Andrew Kohut është president i qendrës së kërkimeve PEW këtu në Washington.

Vihet re një mbështetje e gjerë e publikut për Partinë Demokrate si rezultat i zhgënjimit nga Presidenti Bush.

Kohut thotë se ndërhyrja në Irak akoma ka një mbështetje prej 38 përqind të amerikanëve.

Mendoj se ishte e nevojshme sepse veprimet terroriste që vazhdonin në Afganistan do të përhapeshin edhe në Irak.

McCain thotë se hyrja në luftë ishte vendimi i duhur.

Do të mbështes vendimin për rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit.

Senatorët Klinton dhe Obama thonë se mungojnë fondet për shëndetësinë, arsimin dhe nevojat e tjera të brendshme si rezultat i shpenzimeve për luftën.

Jemi zhytur në një luftë për të cilën John McCain ngre idenë se mund të zgjasë për 100 vjet, duke shpenzuar 12 miliardë dollarë në muaj, pará që mund të investohen në programet për të cilat flasim unë dhe senatorja Klinton.

Ekspertë të ekonomisë pranojnë se lufta po i kushton shtrenjtë ekonomisë amerikane.

Ka rritur defiçitin. Po financojmë luftën me shpenzimet defiçitore. Kjo po e bën të vështirë marrjen e huave gjë që rrit normat e interesave për kreditë, thotë Alan Krueger i universitetit Princton.

Pikërisht në këtë atmosferë, Senatorët Klinton dhe Obama u kujtojnë vazhdimisht amerikanëve koston e lartë të luftës dhe planet e tyre për të sjellë trupat amerikane në atdhe.

XS
SM
MD
LG