Lidhje

Gjendja në Mitrovicë relativisht e qetë, por e tensionuar


Gjendja në Mitrovicën veriore ka qenë sot relativisht e qetë, ndonëse e tensionuar. Ushtarët franceze të KFOR-it, hapën sot zjarr paralajmërues kundër një grupi të rinjsh që qëllonin me gurë. Po sot humbi jetën një polic ukrainas nga plagët e mara dje gjatë dhunës në Mitrovcë. Në vazhdim ju njohim me komentet e banorëve serbë dhe shqiptarë të Mitrovicës, pas gjendjes së krijuar:

Një polic ukrainas vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve të djeshme mes demonstruesve serbë dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë. Njoftimin e dha sot zdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Në përleshjet e djeshme,- tha zëdhënësi Elshani, - u plagosën 63 pjesëtarë të policisë ndërkombëtare, 48 prej të cilëve janë të njësisë së policisë speciale. Dhe si pasojë e plagëve të marra, një polic ukrainas vdiq. Por tani për tani, nuk i dimë me saktësi hollësitë...”

Dhuna e djeshme në Mitrovicë ishte më e rënda që nga shpallja e pavarësisë muajin e kaluar. Gjatë përleshjeve u plagosën mbi 60 forca të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s si dhe 70 protestues.

Sot, trupat franceze të KFOR-it, hapën zjarr paralajmërues, ndaj një grupi nxënësish serbë të shkollës së mesme, që filluan të qëllonin me gurë në drejtim të në një autokolone makinash të ndërkombëtarëve, që po kalonin pranë njërës prej urave mbi lumin Ibër që e ndan qytetin në pjesën veriore dhe atë jugore. Në këtë incident nuk pati të lënduar.

Tensionet në Mitrovicë janë të larta. Ja si shprehet kjo banore serbe:

“ Ne do të luftojmë deri sa të vdesim. Këtu është Serbi dhe ne nuk do të lejojmë të na iki vendi ynë nga duart: tha Milanka Srdic, “Kosova do të jetë përherë Serbi. Ata nuk do të mund të na bëjnë gjë, edhe në se na vrasin të gjithëve, ne kemi shtetin tonë që na mbron”.

Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të sajën dhe e ka cilësuar shkelje të ligjit ndërkombëtar pavarësinë. Pas luftimeve të djeshme, një demonstrues serb është në gjendje kome.

Ndërkohë, në Prishtinë, një shqiptar i tha televizionit Associated Press se banorët serbe po provokojnë me veprimet e tyre:

“Serbët duan të shkaktojnë trazira të reja në rajon, ata po përpiqen të fillojnë një tjetër luftë, luftë me shqiptarët dhe me fuqitë perëndimore”.

Policia e UNMIK-ut është larguar nga Mitrovica pas dhunës së djeshme dhe rendin në qytetet e ruajnë forcat e NATO-s.//lk

XS
SM
MD
LG