Lidhje

Greva kundër reformave të pensionit pezullon aktivitetet në Greqi


Grevat në Greqi kundër reformave të planifikuara të pensionit kanë pezulluar fluturimet dhe kanë mbyllur shkollat dhe bankat. Sindikatat greke e organizuan grevën një-ditore sot, për të protestuar ndaj planeve të qeverisë, për të bashkuar dhjetëra fonde pensionesh dhe për të rritur moshën e daljes në pension.

Greva detyroi shoqëritë ajrore të pezullonin rreth 150 fluturime dhe bllokoi anijet në porte. Një grevë tjetër në fillim të këtij muaji shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mbylli tregun e aksioneve të vendit. Qeveria e kryeministrit Kostas Karamanlis është nën presionin e Bashkimit Evropian për të reformuar sistemin e pensioneve të Greqisë të zhytur në borxhe.//lk

XS
SM
MD
LG