Lidhje

Kina forcon masat e kontrollit në Tibet pas protestave


Trupat ushtarake dhe policia kineze kane forcuar masat e kontrollit mbi rajonet e Tibetit në rajonin perëndimor të vendit, ndërkohë që përpiqen te mbajnë nën kontroll protestat anti-qeveritare.

Gazetarë dhe grupe aktiviste njoftuan se kontigjente të mëdha trupash kanë mbërritur në provincat në kufirin lindor të Tibetit. Një grua i tha agjencisë së lajmeve "Associated Press", se zona është bllokuar nga policia dhe është ndaluar qarkullimi.

Protestat paqësore kundër regjimit kinez në Tibet filluan javën e kaluar dhe gradualisht morën tipare të dhunshme e u përhapën nga kryeqyteti Lasa, në rajone fqinje të Kinës. Autoritetet në Pekin thonë se të paktën 16 vetë u vranë në përleshje në Lasa të premten e kaluar. Por qeveria Tibetaniane në mërgim thotë se 99 vetë janë vrarë gjatë trazirave.//lk

XS
SM
MD
LG