Lidhje

Belgjikë: Bën betimin kryeminstri i ri i vendit Iv Lëterm


Mbreti i Belgjikës kryesoi ceremoninë e bërjes së betimit të kryeministrit të ri të vendit dhe kabinetit të tij, duke mbyllur një krizë politike 9-mujore, që kishte shqetësuar shumë veta se do të nxiste ndarjen e vendit.

Udhëheqësi i të Krishterëve Flamandë Iv Lëterm mori sot detyrën e kreut të koalicionit qeveritar, ku do të përfshihen 5 parti. Votimi në parlament për konfirmimin e qeverisë së re është caktuar për të shtunën.

Vonesa 9-mujore për formimin e qeverisë ishte rezultat i mospajtimeve ndërmjet partive flamande dhe franceze lidhur me autonominë rajonale. Me kalimin e muajve u shtuan shqetësimet se kjo gjendjen e bllokuar mund të çonte në shpërbërjen e Belgjikës.

Shumica flamande e vendit e përqendruar në pjesën veriore të Belgjikës, kërkonte më shumë hapësirë për administrimin e rajonit të saj, gjë që shtoi shqetësimet se kjo zonë do të ndahej nga pjesa jugore e banuar kryesisht me popullsi frëngjisht-folëse.

Kabineti i ri do të formohet nga 3 parti frankofone dhe 2 flamande. //ad//

XS
SM
MD
LG