Lidhje

Konsumatorët humbasin durimin ndërkohë që çmimet e naftës pritet të shkojnë drejt rritjes


Departamenti amerikan i Energjisë thotë se sipas prirjeve të tanishme, çmimi mesatar i karburantit do të shkojë deri në një dollar e pesë cent për litër deri në muajin maj. Ky çmim mund të rritet edhe më tepër për ata që përdorin dizel.

“Sapo u rrit. Tani çmimi është 1,03 dollar për litër. Këto çmime do të na bëjnë të falimentojmë."

Gjatë vitit të kaluar, kamionisti Lloid Maksi thotë se dizeli, që ka qenë karburanti më i lirë, është bërë tani më i shtrenjti.

“Tre dollarë e 89 cent për 3,79 litra është e papërballueshme.”

Çmimi i naftës nuk ka prekur vetëm kamionistët. Pronari i kompanisë Greenday Tree Service, Rendi Geri, thotë se paguante më pak se 100 dollarë për të mbushur kamionin e tij. Tani paguan më shumë se 140. Me këto ritme, Geri thotë se atij do t’i duhet t’i rrisë çmimet me të paktën 10 përqind.

“Ne po arrijmë në një pikë ku nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të rrisim çmimin për konsumatorët, të cilët po paguajnë në të njëjtën kohë edhe çmimet e larta të naftës.”

Dhe sigurisht që njerëzit në përgjithësi nuk janë të kënaqur.Ndërsa Erni Kolman i departamentit policor të Karolinës së Veriut thotë se çmimet e naftës kanë bërë që departamenti i tij ta tejkalojë buxhetin me tre milionë dollarë. Zoti Kolman thotë se paratë duhet të vijnë nga diku.

“Paratë për 50 makina që ishin planifikuar të blihen kanë kaluar për shpenzimet e naftës dhe për të lehtësuar pak ngarkesën.”

Atëherë kush po fiton më shumë para? Sigurisht që jo ata që shesin naftën. Pol Fiore i Shoqatës së Shitësve të shtetit Merilend thotë se pikat e karburantit fitojnë shumë pak sa herë që një konsumator mbush makinën. Ai thotë se pikat e karburantit duhet t’i bëjnë publike fitimet për të shmangur ankesat. PAUL

“Këtu s’ka asgjë të keqe. Mendoj së në industrinë tonë është gjithmonë më mirë t’i tregosh konsumatorit se ne nuk po nxjerrim shumë para nga ky produkt.”

Duke lënë mënjanë shkakun për çmimet e larta të naftës, ekonomistët thonë se këto çmime kanë filluar të ndryshojnë përdorimin e makinave nga njerëzit. Konsumimi i naftës ka rënë në Shtetet e Bashkuara me 0,5 përqind. Kjo mund të mos duket edhe aq shumë, por është rënia e parë në 10 vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG