Mijra serbë të Kosovës zhvilluan sot një protestë në Graçanicë kundër pavarësisë duke mbajtur flamurë dhe pankarta ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Organizatorët thanë se ata kanë vetëm një shtet – Serbinë. Protestuesit thanë gjithashtu se refuzojnë të punojnë në institucionet e Kosovës.
Protesta zhvillohet ndërkohë që Presidenti Boris Tadiç ka mohuar zërat se Serbia synon ta ndajë Kosovën mbi baza etnike duke nxitur dhunë dhe tensione në veriun e shtetit të ri të pavarur.
Zoti Tadiç tha se ajo që kërkon Serbia është që thjesht të jetë e pranishme në veriun e Kosovës për të ndihmuar serbët e atjeshëm. Por ai kritikoi ndërkohë ministrin serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, i cili i ka inkurajuar serbët të vazhdojnë protestat.
Presidenti Tadiç tha se zoti Samarxhiç po ndjek politika që nuk janë miratuar nga e gjithë qeveria. dhe se politika të tilla po dëmtojnë interesat e Serbisë. //ii