Lidhje

Maqedonia, Greqia zhvillojnë bisedime shpresëdhënëse


Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis thotë se Greqia dhe Maqedonia janë të angazhuara për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Në komentet për gazetarët sot në Bruksel, zonja Bakojanis tha se kishte zhvilluar bisedime të vlefshme me homologun maqedonas Antonio Milososki. Ajo tha se të dy ata mirëpresin takimin javën e ardhshme në New York me të dërguarin e OKB-së Mathew Nimetz për vazhdimin e bisedimeve.

Ministrja Bakojanis tha se nuk është as optimiste dhe as pesimiste për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e ardhshëm. Por ajo shtoi se të dyja palët mund të gjejnë një zgjidhje nëse ekziston vullneti i mirë. //rd//

XS
SM
MD
LG