Lidhje

Rusia, kërcënime ish-republikave që kërkojnë anëtarësim në NATO


Parlamenti i Rusisë i bëri thirrje Kremlinit të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së dy republikave gjeorgjiane në se Gjeorgjia hyn në Nato. Rezoluta e miratuar sot nga Duma ka të bëjë me rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore që Rusia thotë se kundërshtojnë me forcë hyrjen në Nato.

Një projekt i dokumentit sugjeronte mundësinë e hapjes së misioneve të qeverisë ruse në këto rajone. Gjeorgjia dhe Ukraina shpresojnë të marrin ftesë për t’u anëtarësuar në Nato në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit muajin e ardhshëm. Rusia e ka bërë të qartë se është kundër zgjerimit të Natos pranë kufijve të saj. Abkhazia dhe Osetia Jugore shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia në fillim të viteve 90 gjë që u shoqërua me konflikt.

Të dy rajonet kanë bërë thirrje për njohje ndërkombëtare. Gjeorgjia akuzon paqeruajtësit rusë se kanë inkurajuar separatistët dhe ka premtuar të verë nën kontroll të dyja këto zona.//lk

XS
SM
MD
LG