Lidhje

Fillon sezoni i ri i konkursit "Kërcimi me Yjet"


Dancing with the Stars" - Kërcim me Yjet - është ky spektakli i bujshëm televiziv i cili javën e kaluar filloi sezonin e tij të gjashtë. Dhe natyrisht nuk mund të harrojmë interpretimin e shqiptarit Tony Dovolani që u ndoq nga sytë e miliona shikuesve në të gjithë botën.

Këto ditë, pjesmarrësit e spektaklit u mblodhën për një diskutim në Los Angeles, ku kërcimtarë profesionistë, të tanishëm dhe të shkuar, anëtarë të jurisë dhe prezantues erdhën për të treguar se cilat ishin të papariturat më të mëdha të javës.

"Dancing With the Stars," është pa dyshim një histori suksesi e cila i ka ndihmuar shumë prej atyre që kanë treguar talent të çajnë përpara në art duke hapur shumë dyer për ta. 62-vjeçarja Priscilla Presley, ish gruaja e legjendës së rokut Elvis Presley u tregua një konkurente e denjë javën e kaluar.

Asnjë prej çifteve nuk u eliminua gjatë garave të kësaj jave ndërsa këtë javë do të eliminohen dy. Dancing with the Stars, u bë i famshëm që në fillimet e tij në vitin 2005, duke tërhequr më shumë se 20 milion shikues. //rd//

XS
SM
MD
LG