Lidhje

Imigrantët indianë kryesojnë për nga dërgimi i të ardhurave në vend


Banka Botërore thotë se gjatë vitit 2006, imigrantët indianë dërguan në vendin e tyre më shumë para se imigrantët e çdo vendi tjetër të botës.

Në një raport të fundit, Banka Botërore thotë se shumat e dërguara nga shtetasit indianë në vendin e tyre arrinte shifrën 27 miliardë dollarë. Ndër vendet tjera në krye të kësaj liste është Kina me 25,7 miliardë, Meksika me 25 miliardë, Filipinët me 17 miliardë dhe Franca me 12,5 miliardë.

Në këtë raport thuhet gjithashtu se kontributi me para i imigrantëve është i madh edhe në vendet më të vogla. Në raportin e botuar thuhet se këto të ardhura përbënin 36 përqind të ekonomisë së Taxhikistanit, 36 përqind të Moldavisë, 32 përqind të Togos, 27 përqind të Kirgistanit dhe 26 përqind të Hondurasit.

Banka Botërore thotë se vendet e zhvilluara janë burimi kryesor i këtyre të ardhurave dhe Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë ndër këto vende. //rd//

XS
SM
MD
LG