Lidhje

Madona dhe Majk Oldfild në Muzikën e së Dielës


Madona, ka shënuar një tjetër arritje , prestigjoze kësaj rradhe, duke shtuar emrin e saj në Hollin e famës për muzikën rock and roll. Mbretëresha e muzikës pop, ka falenderuar të pranishmit, por nuk ka interpretuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve. Ndërkohë, Mike Oldfield ka promovuar albumin e tij të 25 përpara mijëra të pranishmëve në qytetin Bilbao të Spanjës.

Muzikanti i mirënjohur Mike Oldfield ka interpretuar pjesë nga albumi i tij i ri në një koncert në Muzeun Guggenhiem në Bilbao të Spanjës. Albumi i tij i fundit titullohet “Music of spheres” dhe është albumi i 25-të i këtij kompozitori. Mike Oldfield njihet si një kompozitor klasik, i cili futi një koncept të ri në këtë muzikë. Albumi i tij i parë titullohet “Turbular Bells”, dhe doli në treg në vitin 1974. Në albumin e tij të fundit, Mike Olfield ka bashkëpunuar me një soprano nga Zelanda e Re, si dhe me një pianist virtuos nga Kina.

Ajo njihet si Material Girl, apo mbretëreshë e Pop-it, por tani në karrierën e saj të ngjeshur, shënon dhe vlerësimin në hollin e famës së rock and rolli-it. E prezantuar nga Justin Timberlake, ajo është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e sivjetshëm, duke e shënuar kështu emrin e saj krahas emrave të tjerë të këtij organizimi prestigjos që funksionon prej 25 vitesh. Këtë vit, Madona u përzgjodh sëbashku me Kenny Gambel dhe Leon Huff, John Mellencamp, Leonard Cohen, The Dave Clark Five dhe grupin Ventures. Kantautori Leonard Kohen duke falenderuar të pranishmit, kujtoi me humor thënien profetike të John Landaut në fillim të viteve 70-të, i cili kishte thënë se e shoh të ardhmen e rrock and rrollit, dhe kjo e ardhme nuk është Leonard Kohen.

Aktori Tom Hanks, prezantoi dhe ftoi në skenë për çmimin grupin The dave Clark Five, të cilët erdhën në këtë ceremoni mbas një humbje tragjike: Këngëtari Mike Smith humbi jetën në moshën 64 vjeçare përpara pak javësh nga pneumonia. Në këtë ceremoni, disa nga fituesit e çmimeve interpretuan këngë dhe hitet e tyre më të njohura në vite. Kështu grupi Ventura interpretoi këngët e tyre të mirënjohura”Walk don’t run” dhe Hawaii Five-O”. Këngëtarja Patti La Belle interpretoi “If you don’t know me by now”. Madona nuk interpretoi për të pranishmit, madje ajo nuk dha asnjë intervistë mbas ceremonisë, por u mjaftua duke pozuar për fotografët që ishin pjesëmarrës në këtë mbrëmje. //rd//

XS
SM
MD
LG