Lidhje

Ishulli Ellis në Nju York, qendër historike dhe pikë turistike


Imigracioni është një çështje kyçe në fushatën presidenciale, por imigrantët nuk janë të rinj në Shtetet e Bashkuara. Ky është një vend imigrantësh. Më shumë se 100 vjet më parë, qeveria amerikane hapi një zyrë në Ishullin Ellis në Gjirin e Nju Jorkut për të regjistruar të porsaardhurit. Sot ky ishull është kthyer në një pikë historike që tërhet turistë të shumtë.

Mes viteve 1892 dhe 1954, rreth 12 millionë imigrantë kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Ishullit Ellis – një copë e vogël toke në Gjirin e Nju Jorkut fare pranë qytetit. Edhe sot qindra njerëz kalojnë andej çdo ditë, por ata janë kryesisht turistë dhe jo imigrantë. Dejvid Samuelson është nga Britania e Madhe. "Me kalimin e viteve, milliona njerëz kanë humbur jetën për lirinë dhe kjo statujë simblolizon atë përse se jemi sot këtu”.

Ishulli Ellis ka qënë posta e parë kufitare për imigrantët e kontolluar nga qeveria federale në Amerikë. Çdo ditë mijëra imigrantë mbërrinin këtu nga Evropa. Beri Moreno is a historian at the Ellis Island Immigration Museum. "Para se Ishulli Ellis të hapej, kontrolli ndaj imigracionit ishte shumë i paktë. Në fakt, për një periudhë njeriu nuk kishte nevojë për dokumente. Edhe në vitit e para pasi u hap Ellis, pasaporta nuk ishte e nevojshme”.

Njeriut i duheshin vetëm një shumë parash për të blerë një biletë anijeje që të vendosej pastaj në botën e re. Por në vitin 1921, për shkak të influksit të madh të njerëzve, qeveria e shtërngoi kontrollin ndaj imigrantëve dhe krijoi sistemin hetimor për të parandaluar hyrjen në vend të anarkistëve, të bolshevikëve, komunistëve apo poligamistëve.

Në rastet kur imigrantët ishin analfabetë, të sëmurë, nuk kishin mjaft para, apo kishin kryer akte kriminale, ata ndaleshin në Ishullin Ellis deri sa të përfundonte procesi i pranimit të tyre në vend, ose ktheheshin në vendet e tyre. Gjatë gjithë periudhës 62-vjeçare të aktivitetit të tij, vetëm një përqind e imigrantëve nuk janë pranuar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa imigracioni në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar shumë nga pikpamja demografike, 40 përqind e amerikanëve, duke ndjekur historinë e ardhjes së të parëve të tyre, mbërrijnë në Ishullin Ellis. Prandaj edhe Qenda e këtij ishulli për Historinë e Familjes është kaq popullore.

Me 25 milionë dosje imigracioni, Qendra e Historisë së Familjes, u krijon mundësi vizitorëve të krijojnë lidhjet me paraardhësit e tyre si kurrë më parë. Ndërkohë që me kalimin e viteve imigrantët shkrihen në shoqërinë amerikane, të dhënat historike bëhen edhe më të vlefshme për ata që duan të mos e harrojnë historinë e familjes së tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG