Lidhje

Ditë e përgjakshme në Irak


Zyrtarët irakianë thanë se kryengritësit kanë vrarë të paktën 34 persona në Bagdat dhe Mosul.

Në kryeqytetin irakian, persona të armatosur në disa makina hapën zjarr sot mbi këmbësorët duke vrarë shtatë vetë dhe plagosur 16. Një vetvrasës me makinë bombë shkaktoi të paktën gjashtë viktima në një lagje shiite të Bagdatit.

Po sot, ekstremistët qëlluan me raketa dhe mortaja Zonën e Gjelbër dhe pjesë të tjera të qytetit. Në këto incidente nuk pati viktima por nga sulmet në pjesën lindore të Bagdatit u vranë të paktën tetë persona.

Ushtria amerikane tha se forcat e saj vranë sot 12 ekstremistë në provincën Diyala në verilindje të Bagdatit. //rd//

XS
SM
MD
LG