Lidhje

Papa Benedikt jep mesazhin e Pashkëve


Papa Benedikti bëri thirrje në mesazhin e tij të Pashkëve për t'u dhënë fund padrejtësive dhe urrejtjeve në mbarë botën.

Dhjetra mijëra pelegrinë u mblodhën sot në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar thirrjen e Papës për zgjidhje që do të ruanin paqen në Tibet, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Papa Benedikti dënoi ato që i quajti plagë të shumta që vazhdojnë të shfytyrojnë njerëzimin. Ai përmendi dhunën në Darfur, Somali Lindjen e Mesme, Irak, Liban dhe Tibet.

Papa dha përshëndetjen e pashkëve në 63 gjuhë për 1 miliardë e 100 milionë katolikët e botës. //rd//

XS
SM
MD
LG