Lidhje

Nje faqe interneti mbyllet për filmin anti islamik


Një kompani interneti mbylli faqen elektronike të një deputeti holandez ku ai do të publikonte një film që ka ngjallur zemërim të madh në botën islame.

Kompania Network Solutions, në Shtetet e Bashkuara, thotë se vendimi për mbylljen e faqes elektronike u mor pasi drejtuesve të saj u erdhën ankesa lidhur me filmin. Një deklaratë e publikuar në internet thotë se po zhvillohen hetime mbi ankesat.

Deputeti holandez i ekstremit të djathtë Geert Wilders thotë se filmi me metrazh të shkurtër, i cili do të shfaqej për herë të parë më 31 mars, do të theksonte pikëpamjet e tij se Kurani është libër fashist. Wilders vendosi ta publikonte filmin në internet, pasi rrjetet televizive nuk pranuan ta shfaqin atë.

Kompania Network Solutions veçon si arsye tjetër për mbylljen e faqes edhe vështirësi teknike, përfshirë mbingarkimin e rrjetit nga vizitues të faqes që do të donin ta shikonin ose ta shkarkonin filmin, gjë që mund të çonte në bllokimin e faqes. //rd//

XS
SM
MD
LG