Lidhje

Izraeli synon të lehtësojë kufizimet për palestinezët


Izraeli thotë se së shpejti do të lehtësojë kufizimet për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha sot se qeveria po shqyrton një sërë masash, si heqja përkohësisht e postblloqeve dhe krijimi i lehtësive për biznesmenët palestinezë dhe zyrtarët e qeverisë, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Dje, zyrtartë nga fraksionet rivale palestineze Hamas dhe Fatah u takuan në Jemen, ku nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e bisedimeve të pajtimit. Por brenda disa orësh, zyrtarët nga të dy palët shprehën mendime të kundërta lidhur me kuptimin e deklaratës.

Zyrtarët izraelitë thanë se çdo marrëveshje mes Fatahut dhe Hamasit do të shënonte fundin e bisedimeve të paqes mes palestinezëve dhe Izraelit. //bsa//

XS
SM
MD
LG