Lidhje

Nënpresidenti Çeni takohet për bisedime me udhëheqësit e Turqisë


Nënpresidenti amerikan Dick Çeni u takua sot për bisedime me udhëheqësit e Turqisë në Ankara, ndalesa e fundit e turneut të tij 9-ditor në rajon. Zoti Çeni, i cili shkoi në Ankara pas një ndalese në Izrael, u takua me presidentin turk, Abdullah Gul. Pas bisedimeve nuk u bë ndonjë deklaratë. Nën-presidenti amerikan do të takohet po sot me kryeministrin Reçep Tajip Erdogan.

Zoti Çeni pritet t’i kërkojë Turqisë ta ndihmojë në luftën kundër talebanëve në Afganistan dhe në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit. Ankaraja ka lidhje të forta me Iranin dhe përmbush një pjesë të mirë të nevojave për naftë me importe iraniane.

Po sot, gjatë vizitës në Izrael, zoti Çeni tha se Hamasi, me mbështetjen e Iranit dhe të Sirisë, po përpiqet t’i pengojë negocitat mes palestinezëve dhe izraelitëve. Duke folur sot në një konferencë për shtyp në Jeruzalem, zoti Çeni tha se ka fakte, që Irani dhe Siria po mbështesin Hamasin. Ai i akuzoi të dy vendet se po bëjnë gjithshka që munden, për ta fundosur, siç u shpreh ai, procesin e paqes. //bsa//

XS
SM
MD
LG