Lidhje

Një mijë ushtarë amerikanë bëhen gati të shkojnë në Kosovë


Një mijë ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare në shtetin e Mizurit janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Ushtarët e Mizurit do të disklokohen jo më vonë se muaji qershor, pasi të përfundojnë stërvitjen luftarake.

Është planifikuar që trupat të shërbejnë deri në marsin e vitit të ardhshëm. Ato do t’i bashkohen forcës paqeruajtëse të NATO-s që tashmë është vendosur në rajon.

Gjeneral-Brigade Leri Kej, është cituar nga një gazetë kryesore në Misuri, Sent Luis Post-Dispeç, të ketë thënë se ushtarët ndoshta do të vendosen në pjesën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kosova muajin e kaluar deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, pakica serbe është përfshirë në protesta të dhunëshme, veçanërisht në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara ishin nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës, që deri më sot është njohur nga më shumë se 30 shtete. Beogradi ka reaguar duke tërhequr ambasadorët nga vendet që mbështesin Kosovën.

Javën e kaluar, Presidenti Bush autorizoi furnizimin me armë të Kosovës, që sipas tij do t’i shërbejë forcimit të sigurisë dhe paqes në rajon. //kk//

XS
SM
MD
LG