Lidhje

Jeremiç: Bota duhet të mbështesë edhe ndarjen e vendeve të tjera


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç tha se nëse bota në një pjesë të mirë të saj e njeh pavarësinë e Kosovës, atëhere ajo duhet të mbështesë edhe ndarjen e vendeve të tjera, duke përfshirë Irakun.

Duke folur dje në Hanoi, zoti Jeremiç u tha studentëve vietnamezë se Kosova shfrytëzoi trajtimin e dhunshëm nga Serbia të shumicës shqiptare për të justifikuar pavarësinë.

Ai shtroi pyetjen se përse komuniteti ndërkombëtar nuk mbështet ndarjen e Irakut për kurdët ose ndarjen e vendeve të tjera që kanë një histori mizorish etnike, duke përfshirë Ruandën dhe Sudanin.

Zoti Jeremiç e quajti njohjen e pavarësisë së Kosovës një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Vietnami e mbështet kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës.

Vizita dyditëshe e zotit Jeremiç në Hanoi u përqendrua në forcimin e tregtisë dhe të investimeve mes Serbisë dhe Vietnamit. //ii

XS
SM
MD
LG