Lidhje

Jusuf Raza Gilani bën betimin si kryeministër i ri i Pakistanit


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf mori pjesë në ceremoninë e betimit të kryeministrit të vendit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, ndërsa dy zyrtarë të lartë amerikanë ndodhen në Pakistan, për bisedime me udhëheqësit më të lartë.

Zoti Musharraf drejtoi sot betimin e Jusuf Raza Gilanit, i Partisë së Popullit, në Pallatin presidencial në Islamabad. Pas ceremonisë së betimit, zoti Gilani u bëri thirrje partive politike të vendit, që të bashkëpunojnë në trajtimin e krizave të ndryshme, veçanërisht problemeve ekonomike të vendit.

Po sot, nën-sekretari amerikan i Shtetit, John Negroponte dhe ndihmës-sekretari i Shtetit, Richard Boucher, zhvilluan bisedime me Presidentin Musharraf. Po ashtu, ata u takuan me zotin Nawaz Sharif, një partner i rëndësishëm i koalicionit të ri qeveritar.

Më vonë, zoti Sharif u tha gazetarëve se administrata e ardhshme do t’i rishikojë strategjitë kundër terrorizmit të Presidentit Musharraf. Ai tha se u kishte thënë zyrtarëve amerikanë se zoti Musharraf nuk do të ketë më fuqinë ekskluzive për të marrë vendime për sigurinë e vendit. //bsa//

XS
SM
MD
LG