Lidhje

KESH-i fillon inspektimin e situatës në hidrocentralet e mëdha të vendit


Pas rreshjeve të shumta të ditëve të fundit, autoritetet shqiptare po inspektojnë situatën në hidrocentralet e mëdha të vendit si dhe zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Gjatë një inspektimi të bërë sot në mesditë në hidrocentralin e Vaut të Dejës, drejtori i Korporatës Elektroenergjitike, Gjergji Bojaxhi, tha se nuk do të ketë hapje të portave të hidrocentraleve dhe rrezikim të popullatës nga përmbytjet.

Drejtori i KESH-it deklaroi se të martën Shqipëria ka nisur eksportin e energjisë në drejtim të Kosovës. //bsa//

XS
SM
MD
LG