Lidhje

Serbi: Arrestohet shtetasi britanik për masakrën ndaj kroatëve


Në Serbi, zyra e prokurorit për krimet e luftës njoftoi arrestimin e një shtetasi britanik i cili akuzohet për pjesmarrje në masakrën e vitit 1991 ndaj kroatëve në Vukovar.

Zyra e prokurorit tha se policia e arrestoi zotin Milorad Pejiç në aeroportin e Beogradit javën e kaluar.

Pejiç ishte banor i qytetit Corby në Northamptonshire të Anglisë, ku punonte si mekanik që prej 10 vjetësh.

Ministria e Jashtëme britanike thotë se është njoftuar për arrestimin e zotit Pejiç dhe po e ndjek situatën.

Pejiç akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën ndaj më shumë se 200 robërve kroatë të luftës dhe civilëve në një fermë derrash të Vukovarit në vitin1991.

Kjo masakër njihet si një ndër episodet më të egra të luftëse në Ballkan.

Gruaja e Pejiçit dhe banorët e Korbit thonë se ai është njeri dhe baba i ndershëm dhe se nuk ka mundësi që ai të jetë fajtor.


Vetç zoti Pejiç ende nuk u është përgjigjur akuzave. //ii

XS
SM
MD
LG