Lidhje

Al-Maliki: Forcat militante shiite në Basra të dorëzojnë armët


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki u ka dhënë urdhër forcave militante shiite që luftojnë kundër qeverisë në qytetin jugor të Basrës, t’i dorëzojnë armët brenda tri ditësh, ose në të kundërt, do të përballen me pasojat.

Zoti Maliki e dha të mërkurën këtë ultimatum në Basra, ku po mbikqyr një operacion në shkallë të gjerë, kundër milicisë shiite.

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur gjatë dy ditë luftimesh të ashpra në jug të vendit.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se luftimet e reja të mërkurën në lagjen Sadr të Bagdadit, kanë shkaktuar të paktën 14 të vrarë dhe të paktën 100 të plagosur.

Kleriku shiit Mokdata al Sadr u bëri thirrje pasuesve të tij të organizojnë protesta kundër sulmeve të kohëve të fundit dhe ndalimit të luftëtarëve të milicisë së tij Mahdi.

Në Washington, Presidenti Bush, ishte po të mërkurën në Pentagon, ku u takua me këshilltarët më të lartë, lidhur me çështjen në se duhet vazhduar pakësimi i trupave në Irak. (ze)

XS
SM
MD
LG