Lidhje

Erdohan: Turqia do të mbështesë pranimin e vendeve ballkanike në NATO

  • Armand Mero

Kryeministri turk Taip Erdogan deklaroi në Tiranë, se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në Nato. Këto komente kryeministri Erdogan i bëri në përfundim të takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

"Në takimin e nivelit të lartë të Natos në Bukuresht, Turqia do të mbështesë dhënien e një ftese për të tre vendet ballkanike", - deklaroi zoti Erdogan.

Ndërsa kryeministri Berisha, u shpreh se "Shqipëria do të mbështesë kandidaturën e Turqisë për një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit", duke nënvizuar gjithashtu se finalizimi i kufijve të Bashkimit Evropian nuk do të mund të plotësohet, pa integrimin e Turqisë.

Të dy kryeministrat vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Turqia është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve shkon në 318 milionë dollarë. Një rritje të ndjeshme kanë regjistruar investimet turke, të cilat nga 38 milionë dollarë në vitin 2002, tashmë kanë arritur në 620 milionë.

Kompanitë turke janë të pranishme në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Ato zotërojnë kompaninë e telefonisë fikse dhe një nga tre operatorët e telefonisë mobile, po ashtu janë të pranishëm me një bankë në sektorin financiar, si dhe në industrinë e metalurgjisë. Kryeministri turk u takua me autoritetet më të larte shtetërore e politike shqiptare.//lk

XS
SM
MD
LG