Lidhje

Greqi: Partia Socialiste paraqet mocion kundër qeverisë


Në Greqi, Partia Socialiste e opozitës paraqiti një mocion censure kundër qeverisë konservatore, për shkak të reformave në pensione, që kanë shkaktuar një valë grevash dhe protestash.

Udhëheqësi i Partisë Socialiste, Jorgo Papandreu, tha se qytetarët e vendit kanë vuajtur mjaft. Ai e akuzoi partinë "Demokracia e Re", për shkelje të zotimeve që bëri para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Parlamenti pritet ta diskutojë këtë mocion dhe të votojë të premten.

Partia "Demokracia e Re" e kryeministrit Kostas Karamanlis ka 151 vende në parlamentin me 300 anëtarë dhe nuk pritet të humbasë votimin. Javën e kaluar, ligjvënësit miratuan programin që shkrin dhjetra fonde pensionesh siç kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Sindikatat e punëtorëve kanë zhvilluar një sërë grevazh mbarë kombëtare, por qeveria këngëngul se këto masa janë të nevojshme për të parandaluar dështimin e sistemit të sigurimeve shoqërore të vendit.//lk

XS
SM
MD
LG