Lidhje

Takimi i Bukureshtit pritet të ridimensionojë të ardhmen e aleancës


Krerët e shteteve dhe qeverive nga 26 vendet anëtare të Natos takohen në Bukuresht të Rumanisë në fillim të muajit të ardhshëm. Në këtë kronikë nga Washingtoni, korrespondenti i Zërit të Amerikës Andre De Nesnera analizon disa nga çështjet që do të diskutohen gjatë takimit të nivelit të lartë si zgjerimi i aleancës me tre vende ballkanike, Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia si dhe misioni i Natos në Afganistan.

: Nato ka vepruar në Afganistan që nga viti 2003. Në jug ata luftojnë me talebanët të rrëzuar nga pushteti nga forcat e koalicionit në vitin 2001. NATS – footfalls 41 mijë trupat e Natos po ndihmojnë qeverinë të rindërtojë dhe stabilizojë vendin.

Charles Kupchan në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë thotë se Nato ka patur një farë suksesi në ndihmën e dhënë qeverisë Karzai për të vendosur rendin në disa pjesë të Afganistanit, veçanërisht në veri dhe lindje. Nga ana tjetër, ai thotë se Talebanët kanë rimarrë kontrolln në disa pjesë të tjera. "Numri i të vdekurve është rritur kohët e fundit. Ka më tepër dhunë, më shumë sulme vetëvrasëse, më shumë sulme mbi trupat e Natos, trupat afgane dhe civilët". Zoti Kupchan thotë se është shumë shpejt të thuhet në se koalicioni do të dalë fitimtar. Ai dhe të tjerë thonë se Afganistani do të dominojë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Natos.

Analistët thonë se një nga çështjet kryesore do të jetë në se më shumë vende do të bien dakort të dërgojnë trupa shtesë dhe në se këto forca do të dërgohen në pjesën jugore të Afganistanit, skenë e luftimeve të ashpra.

Në takimin e Bukureshtit, udhëheqësit e Natos pritet gjithashtu të pranojnë anëtarë të rinj. Analistët thonë se Shqipëria dhe Kroacia do të ftohen të hyjnë në aleancë. Por statusi i Maqedonisë – e njohur zyrtarisht si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – është i paqartë. Robert Hunter, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Nato gjatë administratës Klinton thotë se Greqia ka kërcënuar t’i verë veton pranimit të Maqedonisë."Grekët janë të shqetësuar pasi kanë një provincë të quajtuar Maqedoni dhe kanë frikë se dikur mund ta kërkojë atë tokë. Mendoj se kjo është diçka që grekët duhet vërtetë zbrapsen dh etë pranojnë se një vend mund ta quaj veten si të dëshirojë – dhe se është më mirë ta kesh këtë vend në Natos sesa e kundërta. Kjo çështje duhet të zgjidhet".

Një çështje tjetër me të cilën përballen drejtuesit e Natos është çfarë të bëjnë rreth kërkesës së ardhur nga Gjeorgjia dhe Ukraina për të filluar procesin drejtë anëtarësimit. Rusia, jo anëtare e Natos – e kundërshton me forcë futjen e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në aleancë. Po kështu mendojnë edhe vende të Natos si Gjermania dhe Franca.

Por gjatë një vizite të fundit me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvilli, presidenti Bush përsëriti pikëpamjen amerikane që favorizon anëtarësimin. Zoti Bush do të shkojë gjithashtu në Ukrainë para takimit të nivelit të lartë të Natos. Charles Kupchan thotë se vizita është një provokacion i hapur për Rusinë."Mendoj se është pjesë e kauzës së tij për lirinë: vizita në Balltik, një ndalesë në Gjeorgji dhe në Ukrainë. Është si ti vësh bërrylin Rusisë. Është si t’i nxjerrësh sytë rusëve". Ndërsa Natoja fokusohet në çështje si misioni në Afganistan dhe zgjerimi me anëtarë të rinj, ekspertët thonë se rezultatet e këtij takimi do të ndihmojnë në hartimin e një të ardhme më bashkëkohore të një aleance që po ridimensionon vetveten. //rd//

XS
SM
MD
LG