Lidhje

WSJ: Donald Ramsfelld i bën thirrje Natos të pranojë Treshen e Adriatikut


Në një artikull të botuar sot në gazetën Wall Street Journal, ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld bën thirrje që NATO-ja të ftojë pa mëdyshje në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë.

Shqipëria, shkruan zoti Rumsfeld, ishte mes vendeve të para që dërgoi trupa në Irak në vitin 2003. Tani, pas 5 vjetësh, ajo synon të jetë mes vendeve të fundit që do të largohen. Duke folur për mosmarrëveshjet Greqi-Maqedoni rreth çështjes së emrit, ish Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld thotë se e ardhmja e aleancës transatlantike dhe besueshmëria e saj janë tepër të rëndësishme për t’u ndikuar nga mosmarrëveshje të ngushta rreth emërtimeve apo nga taktika frikësimi që do t’i shkonin më tepër për shtat shekullit të kaluar.

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, thotë zoti Rumsfeld në artikullin e tij, nuk janë vende të mëdha por ndihmesa që ato do t’i jepnin NATO-s do të ishte shumë më e madhe në raport me përmasat e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG