Lidhje

Slloveni: Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europianë, janë takuar në Slloveni për të rishikuar çështjet globale, si Lindja e Mesme, Ballkani dhe lufta kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm slloven Dimitriji Rupel po drejton takimin dy ditor, i cili nisi sot pranë Lubljanës. Diskutimet do të përfshijnë edhe marrëdhënien e BE me Rusinë, përpara takimit të nivelit të lartë Rusi- BE që do të mbahet në qershor.

Nesër, ministrat pritet të rishikojnë përpjekjet e Bashkimit Europian për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor, mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, muajin e kaluar. //iç//

XS
SM
MD
LG