Lidhje

Ndryshimet e klimës dhe të drejtat e njeriut


Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se ndryshimet e klimës mund të dëmtojnë të drejtat e njerëzve që banojnë në rajonet bregdetare në shtetet ishuj dhe në zonat që preken nga thatësirat dhe përmbytjet.

Në një rezolutë të publikuar sot, Këshilli prej 47 vendesh me qendër në Gjenevë, thoshte se ngrohja globale rrezikon jetesën dhe mirëqënien e një pjese të njerëzve më të kërcënuar të botës. Rezoluta, e propozuar nga Maldivet, është e para që njeh zyrtarisht ndryshimet e klimës si çështje të të drejtave të njeriut.

Duke paraqitur rezolutën, përfaqësuesi i Maldiveve në Gjenevë tha se debati për këtë çështje deri tani është përqendruar tek efektet fizike. Ai tha se ka ardhur koha për të studiuar efektet e ngrohjes globale mbi qeniet njerëzore.

Rezoluta i bën thirrje Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të ndërmarrë një studim të hollësishëm analitik mbi marrëdhëniet mes ndryshimeve të klimës dhe të drejtave të njeriut. //iç//

XS
SM
MD
LG