Lidhje

NATO-ja është e vendosur në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës


Analistët thonë se NATO-ja është e vendosur të mbrojë pavarësinë e Kosovës, problem që sipas tyre mund të jetë dhe pjesë e axhendës së takimit të nivelit të lartë të Aleancës së Atlantikut Verior në Bukuresht. Ata e shohin anëtarësimin e tre vendeve Ballkanike si faktor të domosdoshëm për stabilizimin e Ballkanit. Sipas tyre, në takimin e nivelit të lartë të NATO-s do të shihet edhe një herë vendosmëria e aleancës për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.

Nill Gardiner, Drejtor i Qendrës Margaret Theçer në Fondacionin Heritage, tha në emisionin “Encounter” të Zërit të Amerikës se NATO-ja do t’i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë dhe Serbisë, e cila, sipas tij ende nuk po mësohet me faktin se Kosova është tashmë e pavarur.

“Mendoj se do të shihni një angazhim të plotë të NATO-s në mbrojtje të pavarësisë së Kosëvës. Atje janë mbi 15 mijë forca të NATO-s dhe është e rëndësishme që aleanca t’i dërgojë një mesazh Beogradit dhe Moskës se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punët e brendëshme të Kosovës dhe rrugës së saj drejt lirisë”, tha Zoti Gardiner.

Analisti shtoi se, megjithëse dy ose tre vende anëtare të NATO-s e kundështojnë pavarësinë e Kosovës për arsye të ndryshme, të gjithë vendet e fuqishme anëtare të kësaj aleance, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbështesin fuqimisht pavarësinë e Kosovës.

Çarls Kupçan, Drejtor i Studimeve Evropiane në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, tha në emisionin “Encounter” se megjithëse disa vende anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën, shumica e ka bërë një gjë të tillë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet evropiane ekziston një ndjenjë se ky problem tashmë është i zgjidhur dhe i pakthyeshëm.

“Do të thoja se serbët pothuajse shpërbënë qeverinë e tyre si pasojë e këtij problemi”, tha zoti Kupçan.

Sipas tij, NATO-ja duhet të diskutojë se çfarë duhet të bëjë për të mundësuar që serbët të qetësohen dhe mbështesin partinë e zotit Tadiç, në mënyrë që ekstremistët të mos fitojnë në zgjedhjet e muajit maj.

“Kjo mund të arrihet duke u përpjekur që precedurat për anëtarësimin e Serbidsë në BE të përshpejtohen dhe mundësisht në NATO-s, duke i dhënë ndihma ekonomike dhe nxitje të tjera, sepse, nëse Nikoliçi dhe Koshtunica marrin pushtetin, ka shumë mundësi që serbët të lidhen me Rusinë dhe në këtë mënyrë të largohen nga perëndimi” , tha analisti Kupçan..

Një problem tjetër që flitet dhe që është i debatueshëm, sipas tij, është ndarja e mundëshme e Kosovës, i cili deri tani, është kundërshtuar si nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ashtu edhe nga qeveria e Kosovës.

“ Është një problem për të cilin flitet vetëm sepse në atë rajon të Kosovës të lidhur me Serbinë, ende nuk është e qartë se si NATO-ja, OKB-ja, dhe BE-ja do të sigurojnë që kjo pjesë e territorit të Kosovës të integrohet në shtetin e ri. Është një problem tepër i vështirë dhe i rrezikshëm”, shton zoti Kupçan.

Javën e kaluar, qeveria serbe formalisht propozoi që pjesa veriore e Kosovës, ku serbët kanë kanë protesuar vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë, të ndahet nga shteti i pavarur dhe ti ribashkohet Serbisë.

Gjithashtu, të dy analistët ishin të një mendimi se të tre vendet ballkanike, Shipëria, Kroacia dhe Maqedonia e meritojnë të marrin ftesën për anëtarësim në NATO dhe e shohin këtë të favorshme për situatën në të cilën ndodhet rajoni i Ballkanit..

“Mendoj se është koha që të tre vendet të anëtarësohen sespe ato kanë bërë përparime të mëdha në tranzicionin demokratik si dhe në kontrollin e ushtrisë nga civilët Gjithashtu, edhe ballkani sot për shkak të shpalljes së pavarësisë nga Kosova, ndodhet në një situatë delikate”, tha analisti Kupçan,

Sipas tyre, vendet anëtare të BE dhe të NATO-s, duhet të gjenin një kompromis për problemin e emrit të Maqedonisë, në mënyrë që Greqia të tërhiqej nga kundërshtimi i saj për anëtarësimin në NATO të e Ish- Republikës Jugosllave. Por edhe nëse nuk arrihet ndonjë kmpromis dhe nëse në takim diskutohet dhënia e ftesës Maqedonisë, ata nuk besojnë se Greqia do të vërë veton kundër saj.

Sipas analistëve, një problem tjetër që pritet të diskutohen në takimin e Bukureshtit, dhe të cilin ata vlerësuan si më të rëndësishmin, ishte lufta në Afganistan. Ata u shprehën se Presidenti Bush do t’i ushtrojë presion vendeve anëtare të aleancës për dërgimin e më shumë trupave në këtë vend.

Analistët komentuan në emisioni “Encounter” të Zërit të Amerikës edhe mundësinë e dhënies së planit të anëtarësimit për Gjeorgjinë dhe Ukrahinën, plan ky i mbështur nga SHBA, por që kundërshtohet nga Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së. Ideja e anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO është kundërshtuar me forcë nga Rusia. //af

XS
SM
MD
LG