Lidhje

Klerikë myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia vizitojnë SHBA-në


Klerikë myslimanë nga Kosova dhe Maqedonia që vizituan Shtetet e Bashkuara vlerësuan pervojën e fituar në kuadër të një programi për zhvillimin e një dialogu të qëndrueshëm ndërkombëtar mbi praktikën e Islamit. Xhabir Hamiti nga Kosova dhe Qani Nesimi e Ahmet Sherif nga Maqedonia theksuan përpjekjet e komunitetit mysliman për të zbutur tensionet ndëretnike në vendet e tyre. Përfaqësuesit nga Maqedonia shprehën bindjen se mosmarrëveshjet e vendit të tyre me Greqinë mbi çështjen e emrit do të zgjidhen së shpejti dhe se kjo nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e saj në NATO. //bsa//

XS
SM
MD
LG