Lidhje

Mijëra protestues në Krime kundër anëtarësimit në Nato


Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin bregdetar të Krimesë në Detin e Zi për të protestuar anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se të paktën pesë mijë njerëz u mblodhën sot në Simferopolin qendror për të protestuar ndaj kërkesës së Ukrainës për një Plan Veprimi për anëtarësinë në NATO, hap kyç drejt hyrjes në aleancën ushtarake perëndimore.

Protesta në rajonin autonom të Ukrainës u zhvillua para vizitës së presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në Ukrainë. Ai do të ndalet në kryeqytetin Kiev para takimit të Bukureshtit në Rumani.

Ukrainasit janë të ndarë mbi çështjen e NATOs, e cila përkrahet nga presidenti pro-perëndimor Viktor Jushçenko. Një pjesë e popullsisë, veçanërisht në lindje dhe në jug ku flitet rusisht, mbeten mosbesues ndaj aleancës ose nuk shohin shumë përfitime nga anëtarësimi në të. //rd//

XS
SM
MD
LG