Lidhje

Klinton, Obama vazhdojnë fushatën në garën e ngushtë presidenciale


Kandidatët presidencialë të Partisë Demokrate i janë kthyer fushatës zgjedhore një ditë pasi senatorja Hillary Clinton hodhi poshtë thirrjet për tu tërhequr nga gara.

Ndërkohë kundërshtari i saj senatori Barak Obama mori edhe një përkrahje të rëndësishme nga senatori nga Pensilvania Bob Casey. Senatorja Clinton sot po bën fushatë dhe po flet për ekonominë në dy shtete, Indiana dhe në Kentaki.

Dje, ish senatori Patrik Leahy tha se zonja Klinton duhet t’a lërë garën për të mirën e partisë dhe t’i lejojë demokratët të bashkohen me Obamën si i emëruari i Partisë Demokrate. Zonja Klinton e hodhi poshtë këtë kërkesë menjëherë, duke thënë se votuesit duhet të vendosin se kush do të jetë fituesi në garën e ardhshme të emërimit. Ndërsa senatori Obama vazhdoi sot turneun gjashtë-ditor në shtetin me shumë delegatë të Pensilvanisë. //rd//

XS
SM
MD
LG