Lidhje

SHBA: Kriza e kreditit prek gjendjen ekonomike të mijra amerikanëve


Kreditë për shtëpitë me përqindje të lartë interesi, e kanë dëmtuar rëndë vlerën e banesave, dhe rrjedhimisht edhe cilësinë e jetës në qytetet amerikane. Në këtë material u hedhim një vështrim pasojave të krizës në lagjet e qytetit Kleveland, të Ohajos.

Çdo shenjë e kuqe në Cleveland, tregon se kontrollin e pronësisë së kësaj shtëpie e ka marrë banka.

Eksperti për financat në komunën Cijahoga, Jim Rokakis, po ndjen peshën e krizës së tregut të shtëpive në Cleveland të Ohios. "Siç e shikoni, ka disa lagje, ku nuk ka një shtëpi të vetme që e ka marrë në pronësi banka, por 20-30 të tilla..."

Gjatë 5 vjetëve të fundit, zoti Rokakis ka parë nga afër se si pronarë shtëpish kanë humbur shumën që kishin paguar kundrejt vlerës totale të banesës. Mbi 70 mijë shtëpi kanë kaluar në pronësi të bankave në mbarë vendin. Po të jesh pronar i kësaj shtëpie këtu? Nuk ke për ta shitur më dot. Kjo mund të ndodhte në vitet 2000 deri në 2007,- thotë ai.

Tani, taksat që mbledh komuna nga pronat, me të cilat realizohet pagesa për shkollat, rrugët dhe shërbime të tjera të komunitetit, ka qenë viktimë e këtij fenonemi. Në vitin 2002, qyteteve Cleveland dhe Toledo të Ohios, iu desh të miratonin dekrete lokale, që e bënin të detyrueshëm konsulencën financiare për ata që aplikonin për kredi me përqindje të lartë interesi. Zoti Rokaki thotë se brenda dy muajve, industria e bankave i bindi ligjvënësit e shtetit të Ohios të miratojnë një ligj, që anulonte dekretet lokale.

Aktivistja për komunitetet, Barbara Anderson, e di mirë se çfarë problemesh krijon marrja e banesës nën kontrollin e bankës në një lagje. Kur një shtëpi është marrë nga banka dhe ajo është boshatisur në Cleveland, brenda disa ditësh, nganjëherë orësh, të ashtuquajturit “gërryesit”, të cilët janë ekipe punëtorësh, fillojnë të heqin pjesët prej alumini nga shtëpia. Çmimi për metalin në Kinë dhe në Indi është kurdoherë i lartë. Gjithshka prej metali mund të shitet në tregun ndërkombëtar. "Kjo nuk ngjan sikur njerëzit janë larguar zyrtarisht nga shtëpia. Por ngjan sikurse njerëzit sapo janë zgjuar nga gjumi, janë larguar prej andej dhe kanë braktisur gjithshka që ndodhej atje."

“Gërryesit” futen në shtëpi, çajnë suvanë dhe nxjerrin jashtë tubat e ujit. Telat prej alumini dhe bakri, shkulen nga tavani. Lavamanët prej metali dhe pajsijet e tjera hiqen dhe shiten. Ajo që dikur ishte një shtëpi e marrë në pronësi nga banka në një lagje të trishtuar, tani shndërrohet në një skelet shtëpie me shumë pak, ose pa asnjë vlerë. “E dini, se cilat janë viktimat e vërteta? Ata janë njerëzit në mbarë lagjet e Clevelandit dhe në periferitë, të cilat iu nënshtruan rregulloreve të reja të shtetit. Ata paguajnë taksat, e mirëmbajnë pronën e tyre. Dhe një ditë të bukur, kur zgjodhen në mbëngjes nga gjumi, shohin se shtëpia ngjitur është boshatisur. Një muaj më vonë, ata shohin një tjetër shtëpi të boshatisur, më vonë një tjetër, e kështu me radhë. Pronat e tyre, të gjitha kursimet e tyre janë vënë në këtë shtëpi. Dhe tani atë thuajse e kanë humbur. E gjithë vlera e saj ka ikur, se shtëpia nuk shitet dot më."

Tani për tani, Anderson dhe fqinjët e saj do të duhet të jetojnë pranë këtyre shtëpive. Jim Rokakis thotë se do të duhen vite të tëra, në mos dekada, për të sjellë përsëri në jetë shumë lagje të Klevelandit. //ii

XS
SM
MD
LG