Lidhje

Opozita thotë se ka fituar zgjedhjet në Zimbabve


Vëzhguesit e zgjedhjeve në Zimbabve thanë se tensionet në vend po rriten ndërkohë që njerëzit presin publikimin e rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare të së shtunës.

Megjithëse nga mbyllja e qendrave të votimitg kanë kaluar më tepër se 24 orë, komisioni zgjedhor nuk ka publikuar asnjë rezultat. Kreu i organizatës Rrjeti për Mbështetjen e Zgjedhjeve – një koalicion prej 35 grupesh vëzhguese, tha se kjo vonesë po bëhet shkak për spekulime se diçka nuk po shkon mirë.

Sot, partia kryesore e opozitës Lëvizje për Ndryshim Demokratik, tha se ka arritur fitore në zgjedhje, bazuar në rezultatet e para jozyrtare. Partia tha se udhëheqësi i saj dhe kandidati për president Morgan Tsvangirai ka fituar 66 përqind të votave.

Qeveria e presidentit Mugabe ka thënë se nuk do të lejonte shpalljen e fitores derisa të bëhej numërimi i plotë i votave. Zëdhënësi i qeverisë i kishte deklaruar gazetës Sunday Mail se një veprim i tillë do të trajtohej njëlloj si një grusht shteti. //rd//

XS
SM
MD
LG