Lidhje

Moktada Al Sadr u bën thirrje përkrahësve të ndalin luftimet


Kleriku radikal shiit Moktada Al Sadr u bëri thirrje përkrahësve të tij të milicisë Mahdi që të tërhiqen nga luftimet me forcat irakiane të sigurisë dhe ato të koalicionit. Thirrja bëhet pas 6 ditë luftimesh ku kanë mbetur të vrarë mbi 250 vetë në Basra, Bagdad dhe rajone të tjera shiite.

Në një deklaratë të publikuar sot ndihmësit e Al Sadrit u kërkuan përkrahësve të tyre të armatosur që të largohen nga rrugët e qytetit jugor të Basrës dhe rajoneve të tjera. Në deklaratë thuhet se thirrja bëhet pasi al-Sadri e ndjen përgjegjësinë për të ndalur gjakderdhjen ndërmjet irakianëve.

Al Sadri gjithashtu i kërkon qeverisë irakiane të ndalë arrestimet dhe bastisjet ndaj pasuesve të tij dhe tu japë atyre amnisti. Kryeministri Nuri al-Maliki e përshëndeti deklaratën të cilën e quajti një hap në drejtimin e duhur dhe shfaqi shpresën se ajo do të ndikojë në qendrueshmërinë e vendit. Ai tha gjithashtuj se ofensiva e qeverisë në Basra nuk ka në shënjestër lëvizjen e al-Sadrit apo ndonjë grup tjetër politik apo fetar.//IB

XS
SM
MD
LG